giovedì 17 maggio 2012

Weekend ne plazh

Buongiorno.oggi siamo al mare Castelnione della Pescaia.bellissimo.

Mire mengjes.Sot jemi ne plazh ne castelnione della Pescaia shume bukur .


domenica 13 maggio 2012

Pizza te vogla dhe llokume te kripura

Pershendetje,
nje nga ushqimet me te pelqyera nga te gjithe eshte pizza!
Per ne darke vendosa te bej disa pizza te vogla dhe po me te njejtin brume disa forma te quajtura llokume(te kripura).
 Pergatitja:
Marrim rreth 600g miell, hedhim maje birre, pak vaj , kripe dhe uje derisa te formohet brumi.





























Per te ardhur brumi , e lejme rreth dy ore menjane.

Ne nje tepsi te lyer me vaj vendosim format e pizzave dhe llokumeve dhe i lejme per nje ore tjeter menjane.

Dhe ja mbas nje ore ...
Hedhim salse dhe djathe dhe i fusim ne furre te nxehte rreth 200 grade per 15 minuta .


 Pizze e bardhe me djathe te shkrire:

Dhe ja llokumet te kripura shume te shijshme... nese ju pelqejne mund te shoqerohen me djathe te bardhe.


Ju befte mire!



Fritate qepe te njoma dhe wurstel

Sot pregatita nje fritata me qepe e wurstel. Nje pjate shume e thjeshte ,e shijshme dhe e thjeshte per tu pregatitur.

Duhen:
-3 kokrra veze
-qepe te njoma te grira ( 2 qepe mesatare)
-3 wurstel
-2 luge miell
-pak kripe dhe pak rigon (nese te pelqen me arome)

Pregatitja:
Marrim vezet dhe i rrahim ,shtojme miellin, hedhim qepet e grira ,kripe,wurstel dhe rigonin sipas deshires.

 Ne nje tigan me pak vaj, hedhim pregatitjen.







Vendosim poshte dhe lart leter thithese per te thithur vajin.

Ju befte mire!


Foto nga Sharm el Sheik

Me pelqen shume te udhetoj! Pushimet e fundit i kalova ne Sharm el Sheik dhe me pelqeu shume vendi dhe njerezit shume te dashur! Ushqimet me kujtonin kuzhinen shqiptare: bakllava , kadaif, bamje e shume te tjetra.
Ja disa foto nga udhetimi im.







Embelsira tipike egjiptjane...


Pershendetje!

Te dashur miq,
Me pelqen shume kuzhina dhe deshira per te ndare recetat e mia me ju , me shtyu te hap kete blog!
Se shpejti shume post te "shijshem"!